75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hillary në 45 vjetorin e martesës: Ti je akoma shoku im më i mirë. Të dua, Bill!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton, sot festojnë 45-vjetorin e martesës.

Njoftimi është bërë nga Hillary në një postim në Facebook.

Ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-ve ka thënë se edhe pas 45-vjetësh Bill mbetet shoku më i mirë.

“Dyzet e pesë vjet. Asnjëherë një moment i shurdhër, dhe ti je akoma shoku im më i mirë. Të dua, Bill”.

Ndryshe familja Clinton njihen si përkrahës të mëdhenj të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.