Mustafa: Nëse zhagitet procesi gjyqësor i Haki Rugovës, arrestimi i tij është politik

LDK është duke mbajtur një konferencë për media në lidhje me rastin e arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie, njëherit kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Në emër të partisë, foli lideri, Isa Mustafa.
Ai tha se LDK e përkrah drejtësinë e pavarur dhe një sistem i drejtë i drejtësisë i nevojitet këtij vendi, transmeton Indeksonline.
“Ju kemi ftu që të ju njoftojmë lidhur me rastin e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, kryetar i Istogut.
Natyrisht që qëllimi jonë është që të mos ankohemi, për atë që ka ndodhë sepse ne s’i kemi adresë mediat për ankesë, por e kemi obligim që ta themi qëndrimin tonë përmes jush tek qytetarët.
Të themi qëndrimin tonë, për ata ata që e kanë votu LDK-në, dhe te ata që e kanë votu z.Rugova për kryetar nga viti 2010.
Të premten e kaluar, para dy ditësh, nga policia është arrestu Rugova, nga mediat sipas deklaratave, Pokurorisë dhe Policisë kemi dëgju që ai është arrestu i dyshuar për konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Pas 48 orëve në paraburgim gjykata ka vendos qe ta ndërprejë paraburgimin dhe do të mbrohet në liri.
LDK gjithëhërë e ka përkrah drejtësinë e pavarur, e përkrah edhe sot që të zbatohet sipas ligjit dhe Kushtetutës, një sistem i drejtë i drejtësisë i nevojit këtij vendi si buka dhe uji.
Një sistem i kapur krijon pasiguri sepse çdo njeri frikësohet se një ditë mund të jetë viktimë.
Në rastin e Rugovës sipas informatave që i kemi dhe asaj që shkruhet në ligje, arrestimi dhe mbajtja është bërë pa asnjë nevojë.”, tha Mustafa.
Ai në emër të LDK-së ka kërkuar që për këtë rast të zhvillohet procesi gjyqësor që të vërtetohet çdo gjë. Derisa thotë që nëse ky rast zhagitet, konsiderojnë që arrestimi dhe denigirimi i figurës së Rugovës është bërë për qëllime politike që ta dëmtojnë atë dhe LDK-në.
“Arrestimi është kryer ditën që është diskutu në parlament 100 ditëshi i qeverisë, që është një qeveri që s’ka aferë korruptive, që të njolloset pastërtia e kësaj qeverie.
Fillimisht do t’ju drejtohem organeve kompetente për të kërku që të sqarohet se në cilat baza ligjore është arrestu Rugova dhe çfarë rreziku ka paraqit ai që t zbatohet kjo masë.
Ne jemi dëshmitarë që e njëjta prokurori apo të tjerat s’po i paraburgosin individë që po bëhet hetime për dhjetëra miliona euro të keqpërdorura.
Kërkojmë respektim të ligjit, s’dëshirojë që të krahasohemi me vendet fqinje. Dhe jo mbi bazën e porosisë.
LDK kërkon që sistemi i drejtësisë të qëndrojnë larg politikës sepse rrezikohet demokracia.
Jam njoftu nga avokati që sot është kërku që rasti të trajtohet nga Prokuroria Speciale sepse ne kemi besim se do ta bëj punën siç duhet”, përfundon lideri i LDK-së./ndeksonline