75 Mall Live Search
08:04 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Cardi B s’mendon për pandemi, organizon festë të ‘shfrenuar’ për ditëlindje

 E gjithë bota vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Si pasojë e pandemisë, thuajse shumë gjëra ndryshuan anembanë botës.

Por është reperja Cardi B, që nuk hezitoi ta festojë ditëlindjen, duke organizuar një festë të ‘çmendur’.

Madje e njëjta u komentua shumë edhe në rrjetet sociale për këtë festë mjaftë të shfrenuar, se si nuk mendoi fare për situatën e krijuar nga koronavirusi, transmeton Indeksonline.

Padyshim se Cardi u kujdes që të duket shumë e veçantë, e në fokus të ketë linjat trupore./Indeksonline/