Një aksident me fatalitet, e 781 tiketa trafiku të shqiptuara gjatë orëve të fundit

Si pasojë e një aksidenti gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një person.
Përpos këtij aksidenti me fatalitet, gjatë këtyre orëve u shkaktuan edhe 16 aksidente të tjera me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 781 tiketa trafiku./Indeksonline/