VV-ja, në Suharekë, reagon për tenderin e parqeve në komunë

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Suharekë, ka reaguar në lidhje me një tender të shpallur në këtë komunë e që ka të bëjë me ndërtimin e shtegut të ecjes dhe 10 parqeve.
Sipas komunikatës së VV-së, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit firma “Visar Kuçi B.I” është shpallur e papërgjegjshme, duke u konstatuar mbi 10 kritere të mosplotësuara, por megjithëkëtë vendim, Komuna e Suharekës, përsëri e ka shpallur fitues këtë firmë.
Komunikata e plotë:
Të premten do të duhej të përfundonin në burg edhe disa zyrtarë të Komunës së Therandës.
Për kontratën “Ndërtimi i shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në komunë”, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit firma “Visar Kuçi B.I” është shpallur e papërgjegjshme, duke u konstatuar mbi 10 kritere të mosplotësuara.
Me gjithë vendimin e OSHP-së, Komuna e Therandës (Suharekës) përsëri e ka shpallur fitues këtë firmë të papërgjegjshme, e cila “dejure” është në pronësi të një militanti të AAK-së, por nuk përjashtohet mundësia që “defakto” të jetë në pronësi të kryetarit Bali Muharremaj.
Andaj, do të duhej që arrestimet e zyrtarëve të LDK-së si nga Komuna e Istogut, të vazhdonin arrestime të zyrtarëve të AAK-së nga Komuna e Therandës, e jo vetëm…!
