75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri nga nesër kush nuk do të mbajë maskë do të dënohet 25 euro

Nga nesër në Republikën e Shqipërisë çdo person që nuk do të vendosë maskë mbrojtëse nga COVID-19 në rrugë do të gjobitet me 3000 lekë të reja(25 euro). Policia bashkiake dhe ajo e rendit do të jenë ato që do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.

Gjithashtu, Policia bashkiake dhe ajo e rendit do të vendosin masën administrative. OSHEE-ja, përmes faturës së energjisë elektrike, do t’ua dorëzojë qytetarëve shkelë në banesa. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit, lajmëroi sot se e gjithë zona publike do të monitorohen.