75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Pejë, ishte i kërkuar nga gjykata

Policia e Kosovës – Njësia për Reagim tё Shpejtё-Pejё (NJRSH), më 12.10.2020 rreth orës 21:00,  ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën penale “grabitje”.

Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën “Nexhip Basha” nё Pejё, ka ndaluar veturën “Ford Fokus” me targa vendore. Me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikte me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapnin.

I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar. Pas verifikimit ka rezultuar se ai ka një urdhërarrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katёr (4) vjetësh për shkak të veprës penale “grabitje”. I dyshuari është dërguar në Burgun e Dubravës nё vuajtje dënimi./Indeksonline/