75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kombëtarja U21 me probleme, përveç të të infektuarve, edhe dy futbollistë të lënduar

Kombëtarja U21 e Kosovës është duke pasur probleme para ndeshjes me Andorran.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan katër futbollistë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitivë, transmeton Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonlinen, trajneri i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, ka konfirmuar lëndimin e dy futbollistëve.

“Para lojës së parë në zhveshtore, Liridon Balaj, ka pasur dhembje në këmbë. Arbenit Xhemajli është po ashtu i lënduar. Në bazë të rregullave të UEFA-s, s’kemi drejt të ftojmë lojtarë të tjerë”, u shpreh Prekazi.

Kosova U21 sonte nga ora 19:00 do të luajë kundër Andorras U21, ndeshje e vlefshme për kualifikime në Evropian./Indeksonline/