75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Shtyhet Komisioni për bujqësi, shkak Covidi-19

Mbledhja e Komisionit për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, infrastrukturë dhe mjedis është shtyrë për javën e ardhshme.

Në këta mbledhje ishte paraparë të njoftoheshin anëtarët për problemet me grumbullimin e qumështit nga fermerët e Kosovës, ku i ftuar ka qenë kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit, Ramadan Memaj.

Shtyrja e Komisionit…, siç merr vesh KosovaPressi është bërë me kërkesë të kryetarit të këtij komisioni, Liburn Aliu, pasi ky i fundit ka pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19.