Tifozët e Real Madridi në festë, dy yjet e klubit gati për “El Klasiko”

Më 24 tetor nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja e madhe midis Barcelonës dhe Real Madridit në kuadër të La Ligës.
Mediumi nga Madridi, “Marca”, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët e “Los Blancosit”, transmeton Indeksonline.
Toni Kroosi dhe Eden Hazardi, do të jenë gati për klasiken e madhe.
Hazardi ka kohë që është lënduar, kurse Kroosi së fundmi kishte probleme./Indeksonline/