75 Mall Live Search
18:13 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Publikohen pamjet e kapjes së gomonies me 1.2 tonë kanabis në Greqi në mes të detit-Video

Pamje të reja janë publikuar nga operacioni në Greqi ku u sekuestruan 1.2 tonë kanabis. Tonelatat e drogës u zbuluan nga rojet bregdetare greke të Peloponezit. Trafikantët kishin zbarkuar në zonën e Manit dhe e kishin fshehur skafin në një zonë shkëmbore. Ndërkohë në një video që kanë publikuar mediat vendase shihet kur forcat bregdetare kanë ndjekur me helikopter gomonen ku dhe kanë qëlluar me breshëri mbi mjetin lundrues në mënyrë që të ndalojnë. Por megjithatë ajo ka vazhduar të ecë me shpejtësi skëterrë.

Por siç shihet në video ata nuk kanë ndaluar, ndërsa policia vazhdon misionin e saj ku ka rrethuar gomonen në të katër anët duke detyruar skafistët që të dorëzohen. Pas ndalimit të saj policia ka sekuestruar lëndën narkotike ndërkohë ka arrestuar skafisti i cili ishte me origjinë shqiptare bashkë me dy persona të tjerë. Mediat greke thonë se droga vinte nga Shqipëria dhe vlera e saj në treg shkonte rreth 2 milionë euro.