75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Tayna e quan Sellmën inspirim!

Grimerja e famshme në Kosovë, Sellma Kasumoviq, ka bërë të postim prekës në rrjetin social “Instagram”, duke folur për rrugëtimin e saj të vështirë në fillimet e karrierës.

Grimerja më e suksesshme shqiptare tregoi se si dikur, për shkak të kushteve jo të mira financiare, në moshën 13 vjeçare nisi ëndrrën si grimere duke lyerë me gishtërinj.

Por, sot ajo është e suksesshme dhe  falë punës, përkushtimit dhe profesionalizimit të saj tanimë Sellma është duke prodhuar brushat personale.

Sot, emrat më të njohur të estradës, si  këngëtarë, artistë e moderatore ia besojnë dukjen e tyre, pikërisht Sellmës.

Një mikeshë dhe bashkëpunëtore e Sellmës është edhe repereja e njohur kosovare Tayna, e cila ka shpërndarë të njëjtin postim, duke e quajtur grimeren inspirimi./Indeksonline/