75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

729 gjoba për shkelje të Ligjit antiCovid, gatë 24-orëve

Policia e Kosovës vazhdon t’i gjobisë qytetarët për shkelje të Ligjit kundër pandemisë Covid-19. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar 729 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCovid.

Po ashtu një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.

Brenda 24-orëve kanë ndodhur 25 aksidente trafiku me të lënduar dhe 37 me dëme materiale.