Që nga nesër maskat, të detyrueshme sapo të dalësh nga shtëpia, në Shqiëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video live ku po komunikon drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, dhe po flitet për masat e reja që po merr Qeveria shqiptare në luftën kundër Covidit-19, transmeton IndeksOnline.
Rama ka njoftuar se që nga nesër, e enjte, do të hynë në fuqi vendimi që maskat ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.