75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / C E

Një vit nga fitorja e fundit e Kosovës

Pas 14 ndeshjeve pa humbje, Kosova ka filluar tashmë një periudhë aspak të mirë.

Kanë kaluar 365 ditë që kur Dardanët festuan për herë të fundit një fitore, shkruan Indeksonline.

Saktësisht, sot më 14 tetor bëhen një vit kur Challandesi fitoi ndeshjen e fundit.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova mposhti Malin e Zi me rezultat 2-0 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Që atëherë janë zhvilluar shtatë ndeshje, duke humbur gjashtë dhe duke barazuar vetëm një herë.

Kosova është mposhtur nga Çekia, Anglia, Suedia, Greqia, Maq. e Veriut dhe Sllovenia, derisa ka barazuar vetëm me Moldavinë.

Në ndeshjet e fundit janë shfaqur pakënaqësi të mëdha, sidomos pas ndeshjes me MV-në ku është zhvilluar ndeshja aspak e mirë.

Gjithashtu, ka pasur raportime se disiplina nuk ishte në nivel e lojtarëve, që kanë shfaqur “rebelim”.  /IndeksOnline/