75 Mall Live Search
15:54 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / C E

Drita vazhdon me fitore, mposht Trepçën ’89

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës që ishte shtyrë shkaku i ndeshjeve të Europa League.

Intelektualët mposhtën Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë, katër më pak se Ballkani por me dy lojë më pak të zhvilluara. /IndeksOnline/