75 Mall Live Search
18:46 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajçak takoi kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës tre ditore në Kosovë, në takime me liderë institucional dhe partiak është takuar edhe me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq.

Në agjendën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, pas këtij takimi ai pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e minoriteteve joserbe në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë përfaqësuesi i BE-së për dialogun gjatë ditës është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së Behgjet Pacolli.

Lajçak ka takuar edhe liderët e partive opozitare –kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Lajçak ka takuar me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, ai do të mbajë një konferencë për media nesër,  ku do të deklarohet për të gjitha takimet, si dhe dialogun Kosovë- Serbi, që ishte edhe tema kryesore e diskutimeve me liderët kosovarë.