75 Mall Live Search
19:45 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Albin Kurti takoi ambasadorin e Çekisë në Kosovë, i shpjegon qeverisjen alternative të VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ish ministren e Drejtësisë dhe anëtaren e kryesisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Në takim u fol për situatën politike dhe ekonomike në vend, bashkëpunimin bilateral mes Çekisë dhe Kosovës, zhvillimet në rajon që kanë të bëjnë me dialogun dhe për nevojën e gjetjes së formulave më të përshtatshme për kapërcimin e vështirësive me të cilat po përballet Republika jonë.

Kryetari Kurti e njoftoi z. Bílek me Qeverisjen Alternative të VV-sw, qw janw pesë shtyllat e saj dhe propozimet e vazhdueshme që si subjekt i parë në vend, janë duke i bërë jo vetëm për të dalë nga kriza e shumëfishtë, por edhe për të qeverisur në drejtim të zhvillimit ekonomik e luftimit të korrupsionit, përkatësisht shtimit të punësimit e sigurimit të drejtësisë në vend.