Ky do të jetë kapiteni i Kosovës kundër Greqisë

Për pak çaste pritet të fillojë takimi ndërmjet ndërmjet Greqisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.
Skuadrat më herët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide, ku Kosova hynë me një përbërje krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar ta shohim, shkruan IndeksOnline
Muric, Vojvoda, Aliti, Dresheviq, Paqarada, Loshaj, Shala, Kololli, Hadergjonaj, Celina, Kastrati.
Ndërkaq, kapiten i Kombëtares së Kosovës për natën e sotme do të jetë Herolind Shala.