Muric: Do të qëndrojmë bashkë, do të jemi edhe më të fortë e më të mirë

Ka përfunduar ndeshja Kosovë-Greqi, me rezultat 0:0.
E padyshim se heroi i kësaj ndeshje ishte portieri, Aro Muric.
Muric arriti të pres penalltinë në pjesën e parë të ndeshjes, por edhe gjatë vazhdimit të lojës bëri disa ndërhyrje të nevojshme.
“Ishte mirë, nëse është më e mira nuk mund ta di. Ishte shumë e rëndësishme, sidomos për skuadrën. Jam shumë i kënaqur”, deklaroi Muric pas ndeshjes, transmeton Indeksonline.
Ai tha se beson që në të ardhmen do të qëndrojnë bashkë e do të jenë edhe më të fortë, e më të mirë.
“Po besoj që në të ardhmen do të qëndrojmë së bashku dhe të jemi më të fortë dhe më të mirë.”, tha Muric./Indeksonline/