Takimi Lajçak-Mustafa, ja çfarë u diskutua

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë -Serbi, ku kryetari Mustafa shprehu qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë proces.
Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjellë.

Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshjeje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve midis dy vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit evroatlantik./Indeksonline/