75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Menaxheri i Krasniqit: Menjëherë kanë vërshuar ofertat, vitin e ardhshëm do të kemi meçe të mëdha

Haxhi Krasniqi dhe menaxheri i tij, Luan Dreshaj, kanë zhvilluar një konferencë shtypi në Prishtinë pas fitimit të Titullit të Botës në boks.

Dreshaj ka thënë se menjëherë pas fitores kanë ardhur oferta të mëdha për t’u ndeshur.

“Na ka ardhë një ofertë nga Franca ditëve të fundit, kemi oferta edhe nga Anglia. Vitin e ardhshëm mund të kemi meçe të mëdha. Por fillimisht duhet t’i përmbahemi kontratës për revansh me Dominic Boeselin“, ka thënë Dreshaj në konferencë.

Ai është pyetur edhe për fitimet nga ky meç, por ka pohuar se me kontratë duhet të mbetet gjithçka konfidenciale. /IndeksOnline/