Veseli viziton një fermë pulash e një lopësh në Prizren, thotë se fermerët kanë nevojë për ndihmë nga e gjithë shoqëria

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot një femër pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korish të Prizrenit.
Veseli tha se bashkë me blegtorët dhe banorët foli për gjendjen e tyre ekonomike, si edhe për dëmet që kanë pasur nga pandemia, transmeton Indeksonline.
Veseli, gjithashtu tha se fermerët kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet , por edhe përkrahje nga e gjithë shoqëria.
Postimi i plotë:
Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si edhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë.
Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale, por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga sitata e vështirë e tyre, duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore.