Ava Max publikon projektin surprizë “Christmas Without You”

Artistja shqiptare, Ava Max pi vazhdon të jetë aktive me projektet të reja muzikore.
Këngëtarja me famë botërore ka publikuar një projekt surprizë e që bëhet fjalë për projektin “Christmas Without You”, të cilin e solli vetëm në versionin audio.

“Krishtlindja erdhi herët”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e postimit në Instagram, duke njoftuar se tashmë këngë gjendet në kanalin Youtube.
Kujtojmë që Ava Max vetëm pak kohë më parë ka publikuar albumin debutues “Heaven and Hell” që edhe u prit mirë nga adhuruesit dhe po kryeson tabelat botërore./Indeksonline/