75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ujkani: Kosovës i duhet forca dhe përkrahja e gjithësecilit

Kombëtara e Kosovës dhuroi paraqitje të mirë mbrëmë ndaj Greqisë në Athinë.

Edhe pse rezultati nuk ndryshoi mbeti ai i fillimit në 0:0, djemtë tanë treguan karakter të lartë në fushë, shkruan IndeksOnline

Kështu, sot pas ndeshjes reagoi edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani i cili nuk luajti ndaj Greqisë.


“Po e permbyllin nje grumbullim shume te veshtire per te gjithe ne: ekipin, staffin, Federaten dhe pjesen tone te pandashme, tifozte, adhuruesit dhe perkrahesit tone me te mdhaj qe jane gjithmone afer nesh.

“Te gjithe e dijme sesa veshtire ka qene per ne te rikthehemi pas ndeshjes se pare, ne te cilen nuk arritem ta realizojme endrren tone te perbashket si popull, por treguam se kemi karakter, jemi NJE grup dhe shume te bashkuar e te vendosur per ta kaluar kete periudhe te veshtire!

“Kosoves i duhet forca dhe perkrahja e gjithesecilit per ta tejkaluar kete moment dhe kemi nevoje per ju”.