Wenger pendohet për diçka shumë interesante!

Arsene Wenger ka deklaruar se do ta ndryshonte titullin e lavdishëm të Premierligës së vitit 2004, për trofuen e Ligën e Kampionëve.
Arsenal në sezonin 2003/2004 pa regjistruar asnjë humbje arriti ta fitonte titullin e Premierligës. Ata ende janë ekipi i vetëm që kanë bërë këtë gjë.
Sidoqoftë, Wenger do të preferonte të fitonte titullin e Ligës së Kampionëve më shumë sesa Premierligën si trajner i Arsenalit.
“Unë do t’i ndryshoja ata dy tituj, por në futboll nuk keni zgjidhje tjetër. Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006 pasi mundëm Real Madridin dhe Juventusin pa pësuar gol. Në finale ne mbetëm me një lojtar më pak pas vetëm disa minutash. Më vjen keq për atë humbje sepse ajo gjeneratë meritonte atë titull, por nuk ishte e destinuar dhe duhet të jetosh me atë që nuk fitove. Për fat të keq”, ka deklaruar Wenger.
Në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2006, Arsenal humbi 2:1 nga Barcelona.