75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Punë e kryer, Rashica në janar transferohet te kjo skuadër!

Milot Rashica dështoi të largohet nga Werder Bremeni në këtë merkato. Ai arriti marrëveshje me Leverkusenin, por në minutat e fundit dështoi për shkak se dokumentet u vonuan dhe nuk arritën para se të mbyllej afati kalimtar.

Por, kosovari duket se nuk do të qëndrojë gjatë në Bremen, transmeton Indeksonline.

Sipas “Sport Bild”-it, Rashica tashmë ka marrëveshje me Leverkusenin dhe në janar do të kompletohet transferimi i tij.

Në “BayArena”, Rashica do të bashkohet me ish-trajnerin Peter Bosz, i cili udhëheqte Vittesenin gjatë kohës kur kosovari ishte pjesë e tyre.

Rashica ka kontratë me Bremenin deri në vitin 2022./Indeksonline/