Fushë-Kosovë: Arrestohet një grua, rrahu burrin

Një grua në Fushë-Kosovë është arrestuar të enjten nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas njoftimit nga policia, në raportin 24-orësh, ajo dyshohet se veprën e kreu nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.