75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Inxhinieri, që shkon çdo ditë në punë me fund dhe me këpucë me taka

Shumica dërrmuese e shoqërisë sonë është e mendimit se rrobat kanë gjini, por në mesin e turmës globale gjenden njerëz që dëshirojnë ta shprehin veten e tyre pa u penguar nga kufizimet, tërësisht larg strereotipeve.

Mark Bryani është një shtetas amerikan, i cili aktualisht jeton në Gjermani, ku punon si inxhinier.

Duke sfiduar haptazi mendësinë e përgjithshme, ai zgjedh të shkojë në punë apo të shëtisë me fund dhe me këpucë taka.