Prokuroria e Mitrovicës jep detaje për kërcënimin dhe shantazhin, që i është bërë Agim Bahtirit dhe familjes së tij

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri, është kërcënuar me jetë.
Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për media.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj atij.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.
