Rekaliu kërkon nga Hoti që të ketë lehtësira për studentët e nivelit bachelor dhe master
Fidan Rekaliu nga LDK-ja sot është takuar me kryeministrin, Avdullah Hoti ku ka kërkuar që studentëve të nivelit bachelor dhe master, të iu mundësohet lirimi nga pagesat e semestrave dhe të gjitha shpenzimeve të tjera administrative për vitin akademik 2020/2021.
Rekaliu u nda i kënaqur gjatë këtij takimi, ku edhe e ka falënderuar për punën e tij, dhe Qeveria që udhëheqë, për të përballuar pandeminë COVID – 19, shkruan Indeksonline.
“Gjithashtu mora vlerësimin e Kryeminsitrit Hoti, rreth kërkesës time, e që është kërkesë e studentëve dhe familjeve të tyre. Duke theksuar që ky veprim do të krijonte lehtësi ekonomike tek familjet në Kosovë, Kryeministri u zotua që do të shoh mundësitë dhe do të mundohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mundësuar realizimin e kësaj kërkese”.