75 Mall Live Search
09:20 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Formacionet e parashikuara të takimit Everton – Liverpool

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet derbi i njohur në Angli ai ndërmjet Evertonit e Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Jurgen Klopp do ta ketë një sfidë të vështirë para vetit, pasi do të përballet me një skuadër që e udhëheq Ancelotti, shkruan IndeksOnline


Tashmë mediat në Angli kanë publikuar edhe formacionet e mundshme se si do të duken 11-shen e te dyja skuadrave.

Everton (4-3-3): Pickford; Coleman, Godfrey, Keane, Digne; Doucoure, Allan, Gomes; Rodriguez, Calvert-Lewin, Richarlison

Liverpool (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Firmino, Mane