Pa gola mbyllet edhe takimi Trepça ’89 – Feronikeli

Ka përfunduar ndeshja në mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit në Mitrovicë.
Rezultati përfundimtar në “Riza Lushta” ishte 0 me 0.
Ishte një ndeshje e hapur me raste të dy anshme, por që rrjetat nuk u tundën në portat respektive. Trajneri Klodian Duro e ka nisur me një barazim aventurën e tij tek “Industrialistët”, në një ndeshje të cilën mund ta fitonte, por në fund edhe mund ta humbte terësisht kur Robert Rrahmani i Trepçës ’89 dështoi i vetëm para portierit, Ilir Avdyli.
Pas këtij barazimi, Trepça ’89 renditet në pozitën e 7-të me shtatë pikë të arkëtuara, kurse Feronikeli në pozitën e tetë me 6 pikë të fituara.