75 Mall Live Search
18:41 / E Diele, 18 Tetor 2020 / C E

Giampaolo e fundos Torinon e Vojvodës, merret ende me Milanin

Marco Giampaolo nuk ka ndryshuar! Ashtu si e nisi vjet te Milani, edhe sivjet te Torino nuk ndryshon muzika.

Skuadra granata shënoi dy herë ndaj Cagliarit me Belotti, por sardët realizuan 3 herë me Giovanni Simeone protagonist, duke tuar 3-2.

Në fund të ndeshjes, Marco Giampaolo, gjithashtu u kthye te përvoja e tij fatkeqe në Milano në intervistën dhënë Sky Sport pas humbjes së sotme kundër Cagliari.

“Ndërtimi i ekipit u zhvillua me kalimin e kohës. Milani im kishte lojtarë të rinj dhe me një vlerë e madhe që doli në pah pas karantinës, së bashku me disa të tjerë që u afruan.

Ishte ekip me cilësi dhe personalitet, por sot gjithashtu mbledh frytet e punës së Piolit. E lë atë përvojë plotësisht mënjanë, duhet të shoh përpara”.