“Qetësohet” shtabi i Donald Trump, pastorët në kishë i thonë se kanë parashikuar fitoren e tij në zgjedhje
Donald Trump ka ndjekur dje Live një ceemoni në Kishën e Las Vegasit.
Pastorët e kishës Paul dhe Denisa Goulet e kanë “qetësuar” presidentin amerikan duke parashikuar fitoren e tij edhe për një mandat të radhës.
Pastorja Denise tha para Trump se do të fillojë “Era Trump” për një mandat të ri, të cilin e krahasoi me shpirtin e shenjtë, shkruan Indeksonline.
Fjalimin e Trump pastorja e quajti bekim, duke i dhënë më pas fjalën presidentit.
Pjesmarrja e Trump në këtë ceremoni kishtare ka marrë shumë kritika ngase askush nuk mbante maska dhe distancë./Indeksonline/