75 Mall Live Search
17:44 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

U përplas me drejtuesit, Dybala merr një dhuratë të papritur

Juventusi ka patur një çështje të nxehtë këto ditë. Sulmuesi Paulo Dybala ka bërë fjalë me drejtori Fabio Paratici, pasi drejtuesit vendosën që të mos luante ndaj Crotones.

“Zonja e Vjetër” ka menduar që të befasojë futbollistin kampion. Ata po bisedojnë prej kohësh për rinovimin e kontratës dhe duket se marrëveshja është afër.

26-vjeçari ndihet mirë në Torino, pavarësisht përplasjeve të fundit. Ai nuk ka ndërmend të lëvizë, por bisedimet në kohë janë zgjatur për shkak të mosmarrëveshjes me pagën.