75 Mall Live Search
19:05 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoxhaj i PDK-së e sheh me shqetësim hapjen e zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në Serbi

Pasi Rusia ka autorizuar Ministrinë e saj të Mbrojtjes të hapë një zyrë në Serbi, përmes një dokumenti të Qeverisë ruse ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, tash nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Hoxhaj ka barë të ditur se hapja e kësaj zyre paraqet sfidë për fqinjtë dhe orientimin atlantik e më gjerë.

 “Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka reaguar në llogarinë e tij në Tëitter Hoxhaj,

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për hapjen e një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes nga Rusia në Serbi, e cila do t’i jepte mandat zyrtarëve rus që të vizitojnë divizionet ushtarake që përdorin armë dhe pajisje të tjera ushtarake ruse.

Urdhri i Qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka shkruar agjencia Reuters.