75 Mall Live Search
07:21 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ky është moti për sot

Nga Afrika veriore gradualisht mbi rajon do të shtrihen masa të ngrohta ajrore, që në pjesën e dytë të javës rrisin temperaturat gjatë ditës edhe mbi 20C.
Mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell parashihet të mbretërojë deri në fundjavë, e nga dita e diel priten mundësi për reshje shiu dhe rënie e lehtë e temperaturave.

Shkaku i motit stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët e ardhshme ndotësit ajror mbeten të bllokuar pranë sipërfaqës tokësore, kështuqë cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet e kohëpaskohe mund të kaloj në vlera të pashëndetshme.

21.10.2020 – Në mëngjes ftohtë, në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë dhe ngrica të lehta. Ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, kohëpaskohe me vransira kalimtare të nivelit të lartë. Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 18C, e në vise malore 0C deri 13C. Era do të fryj e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 3.