75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

3 punonjës infektohen me Covid, pezullohet puna në QMF-në e Kamenicës

Komuna e Kamenicës njofton qytetarët që pezullohet përkohësisht puna në QMF-Qendër (te kisha) në Kamenicë.

Pezullimi i punës është bërë për shkak se tre puntorë në këtë QMF, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe stafi tjetër pritet të testohet gjatë ditës.

“Udhëzohen të gjithë pacientët e kësaj QMF-je që vizitat mjekësore t’i realizojnë në QKMF-Kamenicë”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline