75 Mall Live Search
13:47 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Manchester Unitedi, në borxhe “deri në fyt”

Nënkryetari ekzekutiv i Manchester Unitedit Ed Woodward, ka thënë se klubi duhet të “menaxhojë me kujdes burimet financiare” për shkak të pandemisë.

Woodwardi, ka njoftuar për shifrat e fundit financiare, të cilat tregojnë se borxhi neto është rritur me 133%, apo në vlerë prej 474.1 milionë £.

Ky raport financiar, po ashtu tregon se ka rënie të të ardhurave prej 19% në 509 milionë £ dhe një humbje prej 23.2 milionë, krahasuar me kohën e njëjtë në vitin e kaluar.

Sipas nënkryetarit ekzekutiv, kjo rënie e madhe financiare vjen nga pandemia.

Ai ka bërë thirrje që të rikthehen tifozët në stadiume, ngase me këtë ritëm pritet të humbet fuqia financiare e skuadrës së tij, por edhe të skuadrave të tjera evropiane./Indeksonline/