Ky Real i dobët sa të thuash, as Shakhtari s’e fali
Real Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Zinedine Zidane është mposhtur nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve.
Ukrainasit krijuan epërsi të trefishtë në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Golat për Shakhtarin i shënuan Tete (29′), Varane (33′ ag) dhe Solomon (42′).
Në pjesën e dytë Reali u rikthye por nuk pati mundësi që të marr pikë nga kjo sfidë.
Dy golat për spanjollët i shënuan Modric në minutën e 54-të dhe Vinicius në minutën e 59-të.
What a Goal Luka Modric! #UCL #RMUCL
— FTTV World (@FTTV20) October 21, 2020
pic.twitter.com/tPe36Kj2iB
Shakhtari merr kreun e tabelës me tri pikë, së paku deri në përfundim të ndeshjes tjetër të grupit. /IndeksOnline/