08:07 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Ja si do të jetë moti sot

Moti në vendin tonë do të vazhdojë të jetë i ngjashëm sikurse ditët që lamë pas.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton senë mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Kjo gjendje stabile vjen si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.