75 Mall Live Search
16:23 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Bahtiri: Disa guralecë të partive kanë marrë vendim të punohet edhe të dielave

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë po tenton të largoj vendimin e tij që dita e diele të jetë ditë pushimi, shkruan IndeksOnline.

Bahtiri ata i quajti guralecë të partive në shuarje.

Kryetari tha se në qoftë MAPL-ja e lë në fuqi vendimin e koalicionit LDK-PDK për të punuar të dieleve, atëherë nuk mund ta shkeli ligjin duke refuzuar zbatimin e tij.

Postimi:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës, e veçarërisht të nderuar punëtorë dhe pronarë të bizneseve.

Në bashkëpunim dhe dakordim me ju, unë kohë më parë kam marrë vendim që e diela të jetë ditë pushimi në Mitrovicë, vendim i cili është mbështetur nga shumica absolute e pronarëve të bizneseve dhe gjithë punëtorët.

Ky vendim i imi iu mundësonte punëtorëve të pushojnë të dielen dhe këtë ditë ta kalonin pranë familjeve të tyre.

Mirëpo, koalicioni i fshehtë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, PDK-LDK, i përkrahur edhe nga disa gulerac të partive që janë në shuarje, kanë marrë vendim në Kuvendin Komunal që të punohet të dieleve në Mitrovicë.

Unë jam në kontakt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ky vendim i dëmshëm për qytetarët nga Kuvendi Komunal të anulohet si i paligjshëm.

Po në qoftë MAPL-ja e lë në fuqi vendimin e koalicionit LDK-PDK për të punuar të dieleve, atëherë unë nuk mund ta shkeli ligjin duke refuzuar zbatimin e tij.

Të gjithë këtyre që për inati politike kanë marrë dhe po marrin vendime në dëm të qytetarëve, do t’ua kallxojmë vendin në zgjedhjet e ardhshme sikurse më 2013 dhe 2017.

AB