Djali i Behxhet Pacollit sfidon shahistin më të mirë në botë, Karpovin

Djali i Behxhet Pacolli, Isa ka sfiduar sot në shah mjeshtrin absolut të botës në këtë sport, Anatoli Karpovin.
Ka qenë vetë “Baci” ai që ka dhënë njoftimin, duke publikuar edhe një foto nga ky “meç”.
“Sot (nga ora 11.00) djali im Isa po luan lojën e tij të shahut me kampionin absolut të botës, Anatoli Karpov në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Zhenevë (Genève)”, shkruan Pacolli në njoftim./Indeksonline/
