Është ekzekutuar? Bashkëshortja e Kim Jong-un nuk është parë në publik prej muajit janar
Shumë mistere vijnë nga Koreja e Veriut! Pas qarkullimit të lajmeve për vdekjen e Kim Jong-un, mediat kanë nisur të aludojnë për fatin e gruas së tij, Ri Sol-ju. 31-vjeçarja ka nëntë muaj që nuk shfaqet në publik.
Për herë të fundit, Ri Sol-ju u shfaq së bashku me Kim më 25 janar, në një teatër në Penian.
Analistë të shumtë aludojnë, se mos gruaja e diktatorit është sëmurë, ose është ekzekutuar pamëshirshëm nga ai.
Që prej daljes së fundit, Ri Sol-ju ka humbur një sërë ngjarjesh kryesore kombëtare në vend.
Madje as në paradën më të fundit ushtarake të Koresë së Veriut më 10 tetor.
Sipas mediave pranë Koresë së Veriut, zhdukja e mistershme e gruas së Kim, është diskutim që bëhet prej muajsh me radhë.
Sipas burimit të pa identifikuar, ka te thashetheme që po qarkullojnë në lidhje me 31 vjeçaren.
E para, është ajo se Ri po vuan nga një problem shëndetësor, por nuk është kjo teoria kryesore.
Disa të tjerë besojnë se ajo po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh.
Zëra të shumtë