75 Mall Live Search
13:23 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

Ferizaj, qytetarët parkojnë veturat rreth hekurudhës, treni nuk mund të kaloj

Qytetarët e Ferizajt duket se e kanë zgjedhur problemin për parkimin e veturave.

Në një video që ka arritur të siguroj Indeksonline, shihet se si qytetarët po parkojnë veturat afër hekurudhës.

Kjo dje i ka penguar trenit që të kaloj andej pasi që një veturë kishte parkuar në hekurudhë.

Po ashtu, qytetarët po e kanë problem të ecin andej për shkak të veturave të parkuara./Indeksonline/