Edhe një medalje në Hungari, Loriana fiton me Ippon ndaj xhudistes ruse

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që u zhvillua në Hungari.
Xhudistja kosovare mposhti me Ippon rusen, Shmeleva në konkurrencën deri në 78 kilogram

Koha e rregullt përfundoi pa fitues derisa në kohën shtesë Loriana arriti të marr fitoren.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë garë pas të Artës që e fitoi Distria Krasniqi. /IndeksOnline/