Qëllohet me armë zjarri 7 herë në drejtim të një shtëpie, në Prishtinë
Tre persona kanë njoftuar në Policinë e Kosovës se në drejtim të shtëpisë së tyre, janë shkrepur plumba nga dy vetura.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore e të cilat më pas edhe kanë konfiskuar shtatë gëzoja të armës së shkurtër.
Ndërkohë ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa policia ka treguar se rasti tashmë është iniciuar për hetime të mëtejme.