75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Batatina: Nuk do të luajmë në ndeshje që referon Genc Nuza, Feronikeli nuk ka fituar me meritë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk është ndarë aspak i kënaqur me referimin e Genc Nuzës në ndeshjen kundër Feronikelit.

“Legjendat” u mposhtën me rezultat 0:1 nga Nikli, transmeton Indeksonline.

Pas ndeshjes, Batatina u ankua në referi dhe paralajmëroj se skuadra e tij nuk do të luaj në ndeshjet që referon, Genc Nuza.

“Që nga fillimi i ndeshjes ka pasur tendenca që Llapit të ja hup ndeshjen. Kjo është fitore e Genc Nuzës, dhe jo e Feronikelit. Feronikeli nuk ka fituar me merit. Në momentin që Nuza referon në ndeshjen e Llapit më, ne do të tërheqim nga fusha”, ka thënë Batatina./Indeksonline/