“Baci” i uron shërim të shpejt Albin Kurtit, pas infektimit me Covid-19
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka uruar shërim të shpejt liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Sipas tij, covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë.
“Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/